Skip to content

Mendja takon shoqërine

Dinamika Shoqerore

Dinamik? Pa problem, gjithcka e ka nje zgjidhje

Nderveprimi Mendor

“Mendo dy here para se te veprosh”

Ndikimi Kulturor

Komunikimi i mire me nje kulture te sakte

Ndikimi Shoqeror

Shoqëria “Më thuaj me kë rri, të të them se kush je”; “Zgjidhe shokun më të mirë sesa veten”. Me këto citate popullore shohim qartë se nëse duam të dimë se kush jemi, le të shohim se me kë rrimë, nëse duam të zgjedhim shoqëri, le të jetë ajo më e mira e mundshme dhe nëse ka pasqyrë më të mirë për të parë veten, është pikërisht pasqyra e shoqërisë që të rrethon. Shoqëria, sidomos në moshën e adoleshencës është pothuajse më e shenjta për ta, ashtu siç dhe ata vetë shprehen se është si familja, pasi tek ajo gjejnë veten e tyre dhe janë më të lirshëm për të shprehur ato shprehitë moshore dhe detyrat zhvillimore. Një shoqëri e shëndoshë sjell individë të shëndoshë, dhe individë të shëndoshë përbëjnë një shoqëri të shëndoëshë.

Ky është një implikim logjik i dyanshëm i artë, tek i cili nëse i mëshohet edukimit qoftë edhe tek njëra anë, anën tjetër do e kemi të përgatitur vetvetiu. Shoqëria është ndër faktorët më të ngushtë ndikues tek adoleshentët pasi është komponenti që për ta është i pari në listë për nga ana e vëmendjes së kushtuar. Shoqëria ndikon tek adoleshenti shumë, dhe varet se si është fryma shoqërore, i tillë do të jetë dhe edukimi i të rinjve përbërës të saj. Ajo kultivon tek i riu apo e reja ato shprehitë e përditshmërisë. Të shumta janë rastet kur dëgjojmë të rinj apo të reja që përdorin fjalor jo etik në shkollë, rrugë, kafe etj, dhe të shumta janë rastet nga ana tjetër kur nëpër cepat e rrugëve shohim të rinj të cilët konsumojnë duhan fshehur me të rriturve, kur konsumojnë alkool lokaleve përsëri fshehur prindërve apo raste të tjera më të rrezikshme. Pikërisht këto janë fryt i edukatës që këta të rinj kanë marrë nga ambienti shoqëror që ata i rrethon.

Zhvillimi Psikologjik

Problemet e mundshme të adoleshentëve ne zhvillimin psikologjik:

Blog